Gjeorgjia luan shansin e fundit përballë Portugalisë së Ronaldos, publikohen formacionet zyrtare të sfidës

Gjeorgjia do të përballet me Portugalinë, takim i vlefshëm për Grupin F të Kampionatit Europian 2024.

Gjeorgjianët vijnë nga barazimi 1-1 kundër Çekisë, ndërsa sfidën e parë e humbën 3-1 kundër Turqisë. Në total, gjeorgjianët kanë arritur të grumbullojnë 1 pikë, dhe i duhet me patjetër fitorja sot që të mund të kenë shpresa për kualifikim.

Portugalia nga ana tjetër vjen më e qetë. Ata kanë arritur t’i fitojnë të dyja përballjet e para me Çekinë dhe Turqinë duke arritur të koleksionojnë 6 pikë. Ata janë kualifikuar tashmë, madje edhe kanë siguruar vendin e parë të grupit. Do të jetë një provë force për Ronaldon dhe shokë sot kundër një prej ekipeve me lojën më të bukur të kompeticionit.