Belgjika kualifikohet në barazimin pa gola, Ukraina eliminohet nga Europiani

Ukraina dhe Belgjika  luajtën në “MHPArena” të Stuttgartit sfidën vendimtare për kualifikim në Grupin E, shkruan Syri.net.

Belgjika ka kaluar në mesin e 16-të më të mirave në Euro 2024, pasi barazoi pa gola me Ukrainën në kuadër të Grupit E.

Belgët e nisën më mirë ndeshjen, duke kërkuar golin e epërsisë, por që nuk ia doli. Në 45 minutat e dytë, ishte sërish Belgjika që e nisi vrullshëm, por pa ndonjë efekt.

Ukrainasit filluan të tregonin më shumë nga loja e tyre, pasi vetëm fitorja do t’ua siguronte kalimin tutje.

Rumania e mbyll si lider i Grupit E falë golaverazhit më të mirë, gjithashtu grupin e kalon edhe Belgjika dhe Sllovakia.