Angli-Slloveni/ Mbyllet pjesa e parë, rezultati dhe statistikat

Në ‘RheinEnergieStadion po luhet ndeshja e fundit e Grupit C, Angli-Slloveni, e cila është vendimtare për kalimin në 1/8 e finaleve të EURO 2024, shkruan Syri.net.

Pjesa e parë e takimit u mbyll në barazim pa gola, edhe pse rastet nuk munguan nga te dyja ekipet.

Në minutën e 20', një aksion shumë i bukur me pasime të shumta bën që Anglia të arrijë të shënojë golin e parë, por gjyqtari ua anulon festën për pozicion jashtë loje të Fodenit.