Francë-Poloni, Lewandowski shënon nga pika e bardhë

Në Dortmund po luhet ndeshja e fundit e Grupit D, Francë-Poloni, e cila është vendimtare për kalimin në 1/8 e finaleve të EURO 2024, shkruan Syri.net.

Pjesa e parë e takimit u mbyll në barazim pa gola, edhe pse rastet nuk munguan nga te dyja ekipet.

Ndërkohë, në pjesën  edytë, në minutën e 56, Dembele fiton një penallti e cila ekzekutohet nga Mbappe. Francezi nuk gabon me gjuajtjen, duke i dhënë kështu avantazhin ekipit.

Në minutën e 79, Swiderski fiton një penallti. Ishte Lewandowski ai që gjuajti nga pika e bardhë, por u prit nga portieri, Maignan.

Në minutën e 78′ përsëritet gjuajtja e penalltisë, Lewa shënon dhe barazon rezultatin.