'Tani fillojmë pushimet', Hysaj: Ishte grup i vështirë, falenderoj të gjithë tifozat

Kombëtarja shqiptare u kthye në Shqipëri pasi mbylli aventurën në kampionatin Evropian që u zhvillua në Gjermani.

Hysaj në një prononcim të shkurtër për mediat u shpreh se ishte grup i vështirë dhe falenderoi tifozët.  

Ishte një grup i vështirë por shumë bukur. Falenderoj të gjithë tifozët. Do iki se kam edhe unë pushimet.