Rikthehet Kylian Mbappe, publikohen formacionet zyrtare të Francë -Poloni

Franca dhe Polonia do të përballen në ndeshjet e fundit të grupeve në ‘Euro 2024’.

“Gjelat” do të synojnë fitoren për të siguruar kualifikimin nga dy pozitat e para të grupit, ndërsa Polonia do vihet në kërkim të pikëve të para në këtë garë.

Lajm i mirë për francezët është rikthimi i Kylian Mbappes në formacionin startues duke zënë vendin e Antoine Griezmann, pasi në ndeshjen e fundit ndaj Holandës mungoi për arsye se nuk ishte i gatshëm pas thyerjes së hundës ndaj Austrisë.

Nga minuta e parë po ashtu në këtë ndeshje Deschamps ka inkuadruar Bradley Barcolan duke lënë në bankë Marcus Thuram.