'Me Kroacinë mund ti kishim marrë tre pikët', Ramadani zbulon çfarë u tha Sylvinho pas eliminimit nga Europiani

'Me Kroacinë mund të kishim marrë tre pikët', Ramadani zbulon çfarë u tha Sylvinho pas eliminimit nga Europiani

Ylber Ramadani, në një prononcim për gazetarët nga aeroporti i Tianës, ku mbërritën pasditen e sotme pas eliminimit nga Euro2024, është shprehur se mund të kishin bërë më shumë që të arrinin të kualifikoheshin në fazën e radhës.

“Jemi të frustruar sepse kemi dashur të kualifikohemi.

Duhet të kishim bërë më shumë, me Kroacinë duhet të kishim marrë tre pikë dhe me Spanjën 1 pikë”, tha Ramadani.

Gjithashtu, ylli i Kombëtares zbuloi çfarë u tha trajneri Silvijo, pas humbjes me Spanjën.

“Sylvinho na tha që ishte krenar me ne sepse kemi lozur me kundërshtarë të nivelit shumë të lartë”, zbuloi Ramadani.