Shkodran Mustafi nis karrierën si trajner, ish-mbrojtësi bëhet pjesë e stafit teknik të Gjermanisë

 

Shkodran Mustafi e ka mbyllur me futbollin e luajtur dhe ka nisur karrierën e tij si trajner.

Ish-mbrojtësi me origjinë shqiptare, është emëruar në rolin e zv.trajnerit te kombëtarja e Gjermanisë U-21.

“Shkodran Mustafi i bashkohet futbollit të të rinjve si ndihmës trajner i Marc Meister. Nga 1 korriku Mustafi do të ndjekë nga afër talentet e lindur në vitin 2008.”-bën me dije federata gjermane.

Nga ana e tij Mustafi u shpreh tejet i lumtur për aventurën e tij të re, teksa nuk harron objektivin e tij të madh: “Prej disa kohësh dëshiroja të fitoja përvojë si trajner. Nga njëra anë do të kisha dashur të luaja më gjatë futboll. Nga ana tjetër, mezi pres që të hedh hapat e mi të parë si trajner. Do të doja t’u transmetoja djemve të gjithë përvojën që kam fituar në kohën time nga U-15 deri në U-21 dhe padyshim me Kombëtaren A”.

32-vjeçari ishte pjesë e përfaqësueses gjermane në botërorin “Brazil 2014”, ku panzerat arritën të shpalleshin kampion bote për herë të katërt në histori.