'Shqipëria mbyll ëndrrën evropiane', Luga: Biem pre e gabimeve tona, duhej të kishim mobilizim më të fortë

I ftuar në 'SYRI TV' për të komentuar rrugëtimin e kombëtares tonë në ‘EURO 2024’ ishte trajneri, Ergys Luga.

Luga u shpreh se Shqipëria gaboi në menaxhimin e ndeshjes edhe pse skuadra tregoi një forcë karakteri,

Ishte një grup shumë i fortë, ne ia arritëm të dalim me kokën lart.

Mendoj se me një menaxhim më të mirë të ndeshjes, mund të kishim marrë disa rezultate pozitive. Gabuam me Italinë ndeshjen e parë, bëmë të njëjtën ndeshje me Kroacinë dhe u fikëm me Spanjën në vendin e tretë, duhet ta kishim mposhtur Spanjën pasi dje pamë një Spanjë tjetër, nuk ishim mësuar të shihnim Spanjën përgjumësh.

Ramë pre e gabimeve tona, golat erdhën nga hiçi, edhe pse skuadra tregoi një forcë karakteri, duhet të kishim reaguar më fort, më shpejt dhe duhet të rrezikonim pak.