Kërkesa speciale e tifozit kuqezi për Spanjën: Ju fitoni Kupën, ne kalojmë, Italia shkon në shtëpi

Pamjet e një tifozi shqiptar sot në Dyseldorf duke i kërkuar nder Spanjës që të lejojë Shqipërinë të fitojë, janë bërë hit në rrjetet sociale.

Tifozi në fjalë, ka folur për ”Relevo” në rrugët e Dyseldorfit, duke bërë të qartë se pse Spanja duhej të lejojë Shqipërinë të fitojë.

“Spanja fiton Kupën. Ne kalojmë, Italia shkon në shtëpi. Ju lutem. Ne duam që Spanja të fitojë. Ne duam të fitoni, por pas kësaj. Jemi njerëz të mirë, e shihni. Shihni edhe Skënderbeun këtu”, thotë ai duke treguar një tifoz i cili është kamufluar si Skënderbeu ndër të tjera në videon që është bërë virale.