Shansi i fundit i Shqipërisë, Prokopi: Ekipi i Kombëtares është i plotë, fitorja, një ëndërr e madhe

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll do të luajë sot në mbrëmje, ora 21:00, ndeshjen e fundit të Grupit B ndaj Spanjës. Një përballje e vështirë për kuqezinjtë e trajnerit Silvinho, që synojnë të bëjnë mrekullinë ndaj një prej skuadrave më të mira të turneut.

Gazetari i sportit në Syri Tv, Mantho Prokopi ka komentuar në studion e lajmeve me Bled Markun mbi gjendjen e ekipit për pëballjen me Spanjën.

Prokopi në analizën e tij theksoi se entuziazmi në ekipin kombëtar është i lartë dhe atmosfera është mjaft pozitive në kampin kuqezi

Na ndajnë pothuajse 5 orë nga ndeshja e Shqipërisë, dhe është një atmosferë pozitive në kampin kuqezi, ekipi është i plotë dhe Enea Mihaj që shqetësohej për stërvitjen, i kaloi shumë shpejt.

Sylvinho dhe Gjimshiti ishin të ndërgjegjshëm që përballë kanë Spanjën, ndër ekipet më të mëdha në botë, por ndaj Spanjës synojnë tre pikët. Sipas UEFA-s, në mbrojtje rikthehet Ismajli, Abrashi në mesfushë, së bashku me Laçin, bajramin dhe Asllanin, ndërkohë mbrojtjen ia ka besuar Brojës.

INERVISTA E PLOTË