EURO 2024/ 'Navas paralajmëron Shqipërinë': Zbresim në fushë për të fituar

Mund të konsiderohet si një prej përballjeve më të rëndësishme, në historinë e futbollit tonë, me “Legjionarët” e Kombëtares, të cilët që prej orës 21:00 do të ndeshen, në “Merkur-Spiel Arena”, të Dyseldorfit, me “gjiganët” e Spanjës, në sfidën e fundit të fazës së grupeve, të Euro 2024, ku një fitore do të na siguronte kualifikimin historik, për në 1/16-at e një Kampionati Evropian.

Për këtë sfidës, tekniku i “Iberikëve”, Luis de la Fuente ka paralajmëruar se do të bëjë goxha ndryshime në formacionin bazë, ku një prej tyre pritet të jetë edhe pozicioni i ansorit të mbrojtjes, së Sevilla, Jesus Navas, me këtë të fundit që pritet të bëhet lojtari më i moshuar i Spanjës në një kompeticion madhor, Evropian apo Botëror, në moshën 38 vjeç e 216 ditë.

Navas pritet të jetë kapiteni i “Furisë së Kuqe”, këtë të hënë, teska u shfaq në konferencën për shtyp, krah teknikut Luis de la Fuente, ku u shpreh se është shumë i lumtur që do të ketë mundësinë të luajë në fazën finale të një tjetër Europiani. Teksa nga ana tjetër ka paralajmëruar Shqipërinë.


“Është kënaqësi të jem këtu dhe të kem fatin të luaj një tjetër Evropian. Shpresojmë që të bëjmë një tjetër paraqitje të mirë kundër Shqipërisë, siç kemi treguar në dy ndeshjet e para në grup. Ne gjithnjë zbresim në fushë për të fituar dhe kështu do të kërkojmë të bëjmë dhe ndaj Shqipërisë”,- u shpreh anësori i mbrojtjes.