Fullkrug mban Gjermaninë në krye të Grupit A, kualifikohet Zvicra, e treta Hungaria
Gjermania dhe Zvicra luajtën ndeshjen e fundit të Grupit A, ku u përcaktua dhe vendi i parë.
Zvicra fillimisht i ka surprizuar organizatorët e turneut, pasi në minutën e 28-të Ndoye ka realizuar golin e parë të takimit.
1-0 mbyllet pjesa e parë dhe momentalisht Zvicra është e para e grupit.
Por në pjesën e dytë, në minutën e dytë shtesë, Fullkrug barazon me një gjuajtje me kokë.
https://streamin.one/v/709ef304
1-1 dhe Gjermania ruan vendin e parë, Zvicra e dyta.
Në takimin tjetër Skoci-Hungari, Csoboth shënon në minutën e 10-të shtesë, duke i dhënë hungarezëve vendin e tretë, ndërsa skocezët e mbyllin grupin të fundit.