VIDEO/ Zajmi: Rama po na rikthen pas në kohën e Nanos, kur nuk kishim as drita

Inxhi Zajmi anëtar i FRPD, pjesëmarrës në tubimin e sotëm poshtë shtëpisë së liderit demokrat Sali Berisha, mbajti fjalën e tij.

Zajmi u shpreh se mungesa e energjisë eletrike disa ditë më parë, e ktheu vendin pas në kohë, ku shtoi gjithashtu se qeveria shqiptare duhet ta ketë fokusin tek të rinjtë.

Siç e pamë dhe në video po rikthehemi pas në kohën e Nanos, kur nuk kishim as drita.

Si fillim larguan shqiptarët, rininë, tani po na largojnë dhe energjinë eletrike.

Duhet të mendojnë më shumë se për turistët... për rininë.

Sepse sot flitet veç për turistët, por a flitet për të rinjtë tanë që kanë emigruar?

A flitet se si të përmirësojmë kushtet në Shqipëri, për shqiptarët??