Belgjik Rumani/ Mbyllet pjesa e parë, rezultati dhe statistikat

Është mbyllur pjesa e parë e takimit midis Belgjikës dhe Rumanisë, me rezultatin 1-0.

Djajtë e Kuq” të Belgjikës kanë arritur të zhbllokojnë herët sfidën ndaj Rumanisë, duke lënë pas krahëve gjithçka ndodhi në disfatën e parë të Euro 2024, ndaj Sllovakisë.

Një aksion perfekt i “Djajve” është finalizuar nga “fantazisti” i mesfushës Youri Tielemans, i cili me një goditje potente në hyrje të zonës dërgon topin në rrjetën e kundërshtarëve. Rezultati shkon në 1 me 0.