Skuadrat synojnë fitoren pas zhgënjimeve në ndeshjet e para, mësoni formacionet zyrtare të takimit Gjeorgji-Çeki

Gjeorgjia do të përballet me Çekinë në Hamburg, takim i vlefshëm për Grupin F të Kampionatit Europian 2024.

Gjeorgjia vjen në këtë takim të zhgënjyer pas asaj humbje me Turqinë me shifrat 3-1 para 4 ditësh. Kjo për shkak se gjeorgjianët zhvilluan një takim shumë të mirë, dhe vetëm fati i ndali ata që të merrnin minimalisht 1 pikë në atë takim. E megjithatë, sot vijnë të karikuar edhe për shkak se ky mund të jetë edhe shansi i fundit për një kualifikim nga grupi, duke marrë parasysh se takimin e radhës do ta zhvillojnë kundër Portugalisë, favorite jo vetëm e grupit, por edhe të gjithë kompeticionit.

Çekia nga ana tjetër pësoi një situatë të ngjashme me rivalët e tyre sot, duke u mposhtur jo me shumë meritë nga Portugalia 2-1. Çekët e kishin situatën dhe avantazhin nën kontroll deri në minutat e fundit, ku portugezët arritën të përmbysnin rezultatin. Edhe për ta kjo ndeshje mund të jetë mundësia e fundit për ta për të shpëtuar nga ky grup