EMRI/ E dashura shqiptare e denoncoi për dhunë, arrestohet gjermani në Tiranë!

Një shtetas gjerman është arrestuar këtë të shtunë nga efektivët e Komisariatit nr. 2 në Tiranë pasi akuzohet se ka dhunuar të dashurën e tij shqiptare.

Në komisariat, 22-vjeçarja është paraqitur për të kryer denoncim dhe sipas saj, gjermani me të cilin kishte marrëdhënie sentimentale prej disa kohësh e ka dhunuar 3 ditë më parë në rrugën “Skënder Luarasi”.

Pas denoncimit gjermani Benjamin Muriz Duranoviç, 28 vjeç, u vu në pranga dhe do të përballet me drejtësinë.