Shënohet një tjetër gol në Poloni-Austri, ja si ndryshon rezultati

Polonia dhe Austria po luajnë në “Olimpiastadion” të Berlinit ndeshjen e dytë të Grupit D të Euro 2024, shkruan Syri.net.

Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1.

Në minutën e 9-të Trauner kalon Austrinë në avantazh.

Polakët reagojnë dhe në minutën e 30-të Piotek barazon rezultatin, 1-1.

Deri në fund të pjesës së parë rezultati nuk ndryshon më, teksa në fraksionin e dytë të lojës, në minutën e 67-të Baumgartner kalon Austrinë në avantazh, 2-1.

Sërish austriakët shënojnë me Arnautovic në të 78’ që thellon epërsinë në 3-1.