‘PD-ja dhe lidershipi në kuotat më të lartë’/ Bardhi: Berisha 11 pikë më shumë se Basha para 4 viteve

Kreu i grupit parlamentar demokratë, Gazment Bardhi, deklaroi se PD-ja në drejtimin Sali Berishës është në kuota më të larta se PD-ja e vitit 2021 kur drejtohejh nga Lulzim Basha.

I ftuar në ‘Ora e Betit’, teksa zbardhi sondazhin e selisë blu, Bardhi shtoi se vetë Berisha si lidership është me përqindje më të lartë përfaqësimi se Basha.

Bardhi: Sa i takon përqindjes sipas sondazhit ku ndodhet sot Partia Demokratike më duhet të konfirmoj se sot PD-ja është 2 % më shumë seç ishte PD-ja në vitin 2020.

Sali Berisha në pëlqyeshmëri është 11 pikë më shumë se sa në të njëjtën periudhë që ishte Lulzim Basha përpara 4 viteve.