Në pjesën e dytë, të besuarit e Dalic përmbysën llogaritë falë Kramaric dhe një autogoli të Gjasulës(VIDEO). Gjithsesi, asgjë nuk kishte mbaruar, pasi goli i Gjasulës vendosi ekuilibrat përfundimtar.Shqipëria merr pikën e parë në grup dhe në ndeshjen e fundit do përballet me Spanjën.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2024/June/19/auto_MixCollage-19-Jun-2024-03-47-PM-9608-11718809308.jpg", "width": 900, "height": 506 } }

Kroaci-Shqipëri/ Vazhdon ëndrra për kualifikim, Gjasula rikthen buzëqeshjen te tifozët kuqezi

Në Hamburg u luajt ndeshja e dytë e grupit B, mes Kroacisë dhe Shqipërisë, përballje e cila u mbyll me rezultatin 2-2.

Shqipëria barazoi 2-2  ndaj Kroacisë, në ndeshjen e vlefshme për Europianin. Në Hamburg, në një atmosferë fantastike, djemtë e Silvinho zhvilluan një pjesë të parë thuajse perfekte, zbritën në fushë të karikuar duke luftuar fort për çdo top.

Në minutën e 11-të, Jasir Asani hodhi në zonë një kros perfekt, aty ku Qazim Laçi (VIDEO)me kokë dërgoi topin në rrjetë duke i dhuruar Shqipërisë avantazhin. Një gol që dërgoi në delir të gjithë tifozët kuqezi. Shqipëria nuk u mjaftuan me kaq, por flirtuan me golin e dytë në të paktën dy raste të pastra. Kuqezinjtë krijuan 7 raste, goditën tre herë kuadratin.