Moment epik, policët gjermanë futen në valle me tifozët e Shqipërisë

Ndërkohë që Shqipëria ka shënuar golin e avantazhit përballë Kroacisë, në rrjet vazhdojnë të qarkullojnë video dhe momente epike nga tifozët , gjatë festës para ndeshjes.

 Në vallen e shqiptarëve janë futur edhe policët gjermanë, çka tregon për atmosferën e mirë dhe entuziazmin e tifozëve.