Kuqezinjtë ‘pushtojnë’ Hamburgun, atmosfera elektrizuese mes dy tifozerive në stadium

Syri Sport ka arritur të sigurojë video dhe foto në afërsi të stadiumit ku do të luhet sfida Kroaci-Shqipëri.

Një grup tifozësh kuqezinj ja kanë marrë valles në shesh teksa valëvitin edhe flamurin shqiptar. Ata duken mjaft entuziastë për duelin ku edhe shpresojnë të marrin 3 pikët e para në Europian.

Atmosfera është elektrizuese dhe sot në “Volksparkstadion”, priten të jenë 15 mijë tifozë shqiptarë.