Sylvinho ndryshon skemën dhe dy titullarë, ja formacioni ndaj Kroacisë

Shqipëria kërkon pikët e para në grupin B të Europianit, teksa sot në orën 15.00 do të përballet me Kroacinë. Sylvinhoka befasuar me formacionin titullar kundër Kroacisë, duke bërë ndryshime shumë të rëndësishme.

E teksa pritej aktivizimi titullar i Qazim Laçit, në vend të Seferit, Sylvinho ka ulur në stol Armando Brojën, duke hedhur në fushë nga minuta e parë Rey Manajn.

Pjesa tjetër e formacionit mbetet e pandryshuar, me Strakoshën në portë, Hysaj e Mitaj në krahët e mbrojtjes, Gjimshiti-Ajeti në qendër. Në mesfushë Asllani-Ramadani-Laçi, nga krahët Asani e Bajrami, në mbështetje të Manajt.

Në portë është Strakosha, përpara tij janë të vendosur Hysaj,  Ajeti, Gjimshiti dhe Mitaj. Mesfusha përbëhet nga Asllani, Laçi dhe Ramadani. Në sulm është Asani, Manaj dhe Bajrami.  Sa i takon skemës, Sylvinho ka preferuar skemën 4-3-3, duke bërë kështu dy ndryshime, Laçi në vend të Seferit dhe Manaj në vend të Brojës. Vlen të theksohet fakti se mes dy kombëtareve, kjo është ndeshja e parë direkte. 90-minutëshi do të gjykohet nga arbitri francez, Letexier.

Në krahun tjetër, tekniku Zlatko Dalic i ka rreshtuar të tijët, po me modulin 4-3-3, teksa ka vendosur të përdorë pak a shumë të njëjtët lojtarë, si në sfidën me Spanjën. Në portë është Livakovic ndërsa në mbrojtje vendose Juranovic, Sutalo, Gvardiol e Ivan Perisic. Në mesfushë vendosen tre “të artit”, Luka Modric, Marcelo Brozovic e Mateo Kovacic, ndërsa sulmi i është besuar treshes Majer, Petkovic e Kramaric