Atmosfera e tifozeve kuqezi/ Gazetari i Syrit: Në Hamburg ka filluar festa, tifozët janë të bashkuar

Në orën 15:00, “Legjionarët” e Kombëtares së Shqipërisë, që do të zbresin në “ferrin” e “Volksparkstadion”, aty ku përballë do të kenë “Të Zjarrtët” e Kroacisë, në një përballje historike, ku padyshim një rezultat i madh do të në jepte pikët e duhura, për të tentuar të krijojmë një histori “Hirusheje”, në Euro 2024.

Teksa pritet me kuriozitet të mësohet 11-shja titullare e teknikut Silvinjo, gazetari i Syri Tv, Klajdi Bodlli, në një  lidhje me Skype, drejtpërdrejt nga Hamburg ka përcjellë për ndekësit e atmosferën e tifozëve në rrugët e Hamburgut.

 

Atmosfera ka filluar që prej mbrëmjes së djeshme, tifozët janë mbledhur në lokalet e Hamburgut ku kanë festuar sëbashku me tifozët kroatë dhe atmosfera ka qenë mjaft miqësore.

Një pjesë e grupit po nisemi drejt stadiumit për t’iu bashkuar festës më tifozët dhe nga momenti në moment do nisin dhe procedurat për tu futur në stadium.

Si në ndeshjen e parë, tifozët janë bashkuar përsëri në mbështetje të kuqezinjëve. Ditën e djeshme, pas stërvitjes së ekipit, tifozët ishin aty në mbështetje të tyre.