VIDEOLAJM/ ‘Mora fjalë’, tifozët kuqezi pushtojnë rrugët e Hamburgut para ndeshjes me Kroacinë

Pak orë e ndajnë Kombëtaren shqiptare të futbollit nga ndeshja e dytë në grupin B, që do të luhet në 15:00 në Volksparkenstadion të Hamburgut.

Teksa pritet me kuriozitet të mësohet 11-shja titullare e teknikut Silvinjo, pasi me gjasë do të ketë 2 apo 3 ndryshime në formacion pas humbje me Italinë, tifozët nuk e kanë braktisur Kombëtaren as në këtë sfidë.

Qindra prej tyre të veshur me fanellat e Kombëtares, me flamuj e shaj në duar kanë nisur prej orës 09:00 të grumbullohen në “Jan-Fedder-Promenade”, aty ku edhe ka paralajmëruar tifogrupi “Tifozët Kuqezi”, se do të nisë marshimi drejt stadiumit.

Në rrugë nuk mungojnë as efektivë nga Policia Shqiptare, të angazhuar për të mbarëvajtur rendin dhe sigurinë gjatë grumbullimeve të tifozëve kuqezi.