VIDEO/ Me veshje popullore dhe muzikë me daulle, tifozët shqiptarë dhurojnë spektakël në Hamburg

Më pak se 4 orë na ndajnë nga dueli Kroaci-Shqipëri.

Të dyja tifozeritë kanë zbukuruar rrugët e Hamburgut pa rivalitet të madh teksa këndojnë bashkë dhe bëjnë tifo për kombëtaret e tyre.

Në një video të publikuar në një media kroate, shfaqen një grup shqiptarësh me plis në kokë, me veshje popullore që i bien veglave muzikore.

Ata kanë dhuruar një shfaqje të bukur për të gjithë të pranishmit.