Nxirret nga liqeni i Kukësit trupi i pajetë i një gruaje

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kukës.

Nxirret një kufomë e seksit femër nga ujrat e liqenit të Kukësit rreth të 30 vjeç.

Kufoma është ende e pa identifikuar dhe sipas gazetarit të Syri Tv Elis Lekica është transportuar sot në mëngjes në morgun e spitalit rajonal të Kukësit.

Kufoma është pikasur nga një banor i zonës i cili po mbushte ujë afër bregut të liqenit, në vendin e quajtur “Shtrazë”.