Autogol i austriakëve, Franca merr avantazhin në Dyseldorf

Janë goditur në momentin e tyre më të mirë. Austria po kalonte disa minuta fantastike në sfidën ndaj “Gjelave” të Francës, mirëpo një aksion fantastik i këtyre të fundit ka parë dy herë kampionët e botës të festojnë, duke marrë kështu avantazhin e shumë kërkuar në “Merkur-Spiel Arena”.

Pasi merr krahun fuqishëm, “ylli” francez, Kylian Mbappe lëshon një krosim drejt zonës, krosim i cili devijohet nga një prej mbrojtësve austriakë, duke e dërguar topin gabimisht në rrjetë. Rezultati shkon në 0 me 1.