'SIAC' është 'Gjykatë' apo 'Komision'?

Quhet "Komisioni i Posaçëm i Apelimit të Emigracionit" (SIAC).

E thotë në fjalën e parë të emrit që është "Komision" e jo gjykatë!

"U krijua përmes "Aktit të Komisionit Special të Apelimit të Imigracionit" të vitit 1997.

Funksioni i SIAC është të dëgjojë ankesat nga individët që kanë qenë subjekt i vendimeve të imigracionit - si p.sh. të privuarit nga statusi i tyre ose të përjashtuar nga MB - për arsye që lidhen me 'interesin publik'.

Vendime të tilla shpesh justifikohen në bazë të sigurisë kombëtare

SIAC është përmendur shpesh si gjykata 'sekrete' për shkak të faktit se individët që ndjekin ankesat përpara SIAC nuk janë njohur me të gjitha provat kundër tyre. Kjo për shkak se Sekretari i Shtetit për Departamentin e Brendshëm (SSHD) ka 'certifikuar' se vendimi në fjalë bazohet në prova të cilat nuk duhet të bëhen publike për arsye të sigurisë kombëtare, diplomacisë ndërkombëtare ose për arsye të tjera që kanë të bëjnë me interes publik.

Prova të tilla i jepen gjykatës në procese 'të mbyllura', të cilat nuk janë të hapura për ankuesit ose publikun, shpesh nga dëshmitarë nga shërbimet sekrete ose Agjencia Kombëtare e Krimit ('NCA)."

Përse të gjitha mediat e qeverisë e "ngatërrojnë" duke e quajtur "gjykatë"?

A e kishin të vështirë t'i gjenin këto i formacione që kam shkruar më sipër?

Jo, aspak!

Unë i gjeta brenda pak sekondash duke googl-uar...

Po atëhere pse ky dezinformim?

Sepse u duhet një fitore "juridike", "gjyqësore" ndaj Berishës, fitore të cilën nuk po e arrijnë dot as përmes SPAK e GJKKO në Shqipëri.

Interesant është fakti që në këtë batak dezinformimi ka rënë edhe BIRN, i cili në raportimin e tij i referohet të paktën tri herë me termin "gjykata" dhe "vendimi i gjykatës vendase", atij që në fakt është thjesht një "Komision Apelimi" i administratës, pra një instancë ankimore administrative për të evituar proceset gjyqësore.

Lajmi sot është se procesi gjyqësor nuk u evitua dot, sepse Komisioni i Apelimit të administratës, mbajti anën e administratës...

Kaq e thjeshtë është!