Njëri motor ndalet e tjetri digjet, piloti detyrohet të bëjë ulje emergjente në Zelandën e Re

Piloti i një aeroplani të aviokompanisë Virgin Australia është detyruar të bëjë ulje emergjente në aeroportin Invercargill të Zelandës së Re, pasi njëri prej motorëve u përfshi nga zjarri.

Gjatë udhëtimit pati probleme teknike në njërin nga motorët si pasojë e një zogu që më gjasë ishte futur në motor.

 

E në një motor tjetër të fluturakes, shihej zjarri duke dalë jashtë derisa aeroplani ishte në qiell. Pasagjerët që ishin brenda thanë se kanë dëgjuar shpërthime të fuqishme.

Për fat të mirë, aeroplani ka aterruar pa ndonjë problem, vetëm 55 minuta pasi ishte ngritur në ajër. E dëshmitarët panë një Boeing 737 që fluturoi mbi kokat e tyre i cili nxirrte zjarr nga motori.

“Ishte si ferr, kishte zhurmë të madhe që vinte nga njëri prej motorëve dhe më pas zjarri që dilte jashtë. Ishte një zog i cili me gjasë ishte përplasur në motorin e fluturakes”, tha Nick Lambert, i cili gjendej në fluturake.