Mes thashethemeve për divorc, ja urimi i ngrohtë i Jennifer-it për Ben Affleck

Kohëve të fundit, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kanë qenë në qendër të mediave teksa është përfolur për një ndarje mes çiftit. Sakaq, Jennifer, orët e para të mëngjesit i ka uruar bashkëshortit të saj “Ditën e Babait”.

Këngëtarja Jenny From The Block ndau një foto të Benit nga filmi i tij aksion Pearl Harbor i vitit 2001 teksa e “lavdëroi” atë në këtë ditë të veçantë.

 

“Heroi ynë”, ka shkruar ajo së bashku me një emoji me zemër të bardhë. “Gëzuar Ditën e Babait”, shtoi ajo.