VIDEO/ Berisha: Ky Bajram i gjen shqiptarët më të varfër, sirenat e alarmit të varfërisë ulërijnë në gjithë vendin

Në fjalën e tij para qytetarëve, lideri i opozitës Sali Berisha ka uruar besimtarët me rasktin e Kurban Bajramit.

Lideri i opozitës uroi që sakrificat  e tyrë të jenë të pranuara nga Zoti. Më tej Berisha theksoi se vendi është varfëruar në çdo skaj pasi taksat e tyre vidhen nga Rilinjda. Lideri i opozitës në fjalën e tij theksoi se Partia Demokratike një ndër aktet e para që do të bëjë është vendosja e minimumit jetik për t'iu përgjigjur varfërisë që ka kapluar vendin.

“Ky Bajram i gjen shqiptarët më të varfër se Bajrami i kaluar. Ky Bajram i gjen shqiptarët më të pakët në tokën e tyre se çdi Bajram tjetër që ka kaluar. Ky Bajram i gjen shqiptarët më të përçmuar, më të vjedhur…ku do në Shqipëri ulërijnë sirena e skamje  e mjerimi. Partia Demokratike është  e vendosur t’i japë përgjigje emergjente varfërisë së frikshme që po mjeron gjithnjë e më shumë shqiptarë. Partia Demokratike është e vendosur që mos të ketë shqiptarë që mos të marrë minimumin jetik 220 euro në muaj.”, - u shpreh Berisha