Prezantuesja shpërthen ndaj Jennifer Lopez-it: Ulu me këmbë në tokë!

Meghan McCain është shprehur e revoltuar ndaj Jennifer Lopez dhe sjelljen e saj të pakëndshme. Vajza e madhe e senatorit John McCain ishte prezantuese e ‘The View’ nga viti 2017 deri në vitin 2021.

Në vitin 2019 këngëtarja e njohur e vizitoi në emision dhe përshtypja që la tek drejtuesja nuk ishte aspak e mirë. McCain e përshkroi Lopezin si një person shumë të pakëndshëm dhe theksoi se grupi që e shoqëronte ishte më i shumtë se ai i presidentit të SHBA-së.

“Ajo kishte me vete truprojat dhe stafin më të madh që kam parë ndonjëherë në ndonjë personazh të famshëm. Më shumë se Kim Kardashian, më shumë se Presidenti.

Dhe vërtet nuk mund ta kuptoj se për çfarë ishte e gjithë ajo” tha prezantuesja.

“Ajo duhet të qëndrojë më shumë me këmbë në tokë sepse po i vjen urrejtje nga i gjithë interneti, veçanërisht në TikTok” tha moderatorja. “Ka shumë njerëz që punojnë në pozita të ulëta në emisione, teknikë, kamariere që kanë përvoja vërtet të këqija me të.”