Goli i parë i Evropianit, ‘Pancerat’ marrin avantazhin në 'Allianz Arena'

 

Vetëm 9 minuta mjafton për të shënuar golin e parë të Evropianit. “Pancerat” e Gjermanisë nuk kanë vonuar aspak duke marrë avantazhin, në “Allianz Arena”, përballë përfaqësueses së Skocisë, duke dhuruar spektakël, për tifozët e pranishëm në stadium.

Një pasim fantastik nga Joshua Kimmich kapet bukur nga “ylli” i mesfushës, Florian Wirtz, i cili lëshon një goditje potente drejt portës, e cila fillimisht përplaset në shtyllë për të përfunduar më tej në rrjetë. Rezultati shkon në 1 me 0.