Media gjermane: Ndeshjen Itali-Shqipëri do e gjykojë një arbitër kontrovers

Nga Simon Jacob, Lauterbacher Anzeiger

Kjo do jetë hera e parë për Felix Zwayer. Gjyqtari gjerman do të gjykojë një ndeshje në një turne madhor të shtunën për herë të parë në karrierën e tij - të paktën në seksionin e meshkujve. Një ditë pas ndeshjes hapëse të kombëtares gjermane në Kampionatin Evropian kundër Skocisë, 43-vjeçari do të gjykojë ndeshjen hapëse të kampiones në fuqi, Italisë kundër Shqipërisë. Këtë e ka bërë të ditur UEFA.

Për Felix Zwayer, i cili ishte i pranishëm si gjyqtar videosh në Kupën e Botës 2018, e shtuna do të jetë paraqitja e tij e parë në fushë në një kampionat evropian ose në një kupë botërore. “Dua të performoj sa më shumë që të mundem. Kur qëndron në tunel dhe rreshtohesh për ndeshjen tënde të parë, do të jetë padyshim një moment i veçantë. Shpresoj për një atmosferë të mrekullueshme,” tha Zwayer për SID.

Zwayer është figurë kontroverse pas skandalit të basteve

Si mikpritëse e Kampionatit Evropian të Futbollit, UEFA lejoi Federatën Gjermane të Futbollit të emëronte dy gjyqtarë.

Shumë debat ka shkaktuar ndër të tjera edhe fakti që është zgjedhur pikërisht Felix Zwayer.

Agjenti i pasurive të paluajtshme në Berlin u vërtetua se ishte i përfshirë në skandalin e basteve të Robert Hoyzer në vitin 2004.

Sipas Federatës Gjermane të Futbollit, ai ishte "fajtor për sjellje të pahijshme sportive" në një ndeshje të ligës rajonale.

Në Kampionatin Evropian, Zwayer do të jetë një nga 19 arbitrat kryesorë që do të zbatojë masat e reja të UEFA-s. Plani është që vendimet e VAR-it të bëhen më transparente dhe të ndëshkohen më ashpër gabimet e rënda.