‘Jam i lumtur që jam këtu’/ Sylvinho i emocionuar: Italia top-skuadër...Do luftojmë për secilën pikë

 

Trajneri i kombëtares shqiptare Silvinjo ka deklaruar në konferencën e përditshme për mediat se ai e ka në kokë formacionin që do të zbresë në fushë ditën e nesërme përballë Italisë. 

Sivlinjo vlerësoi në maksimum kombëtaren italiane, por theksoi se Shqipëria nuk zbret me frikë në fushë, dhe do të japë gjithçka në këtë ndeshje.

Në konferencën për shtyp, në këtë pasdite, Sylvinho u shpreh se ndihet shumë i lumtur dhe se është nder të përfaqësojë shqiptarët që ndodhen gjithandej.

Përsa i përket ndeshjes me Italinë, trajneri kuqezi vlerësoi skuadrën kundërshtare duke theksuar se është pretendente për EURO 2024, por që Shqipëria do të futet me synimin për të dalë me pikë.

Sylvinho: Jam i lumtur që jam këtu. Çdo gjë ka qenë e vështirë, për mua është nder të jem këtu.

Më vjen keq që kapiteni nuk ka luajtur në 2016. Gjimshiti ka mundësinë të jetë këtu. Me të vërtetë e meriton të jetë këtu.

Ne jemi në një grup të vështirë. Kam gati formacionin.

E dijmë që ka shqiptarë gjithandej. Për ne është përgjithësi e madhe që të përfaqësojmë këta njerëz. Në masën më të madhe, stadiumi do jetë kuqezi, kjo shton përgjegjësinë te ne.

Italia është top-skuadër. Ne do synojmë të dalim me pikë. E dijmë që ata kur të futen në fushë, do futen për fitore dhe natyrisht për të triumfuar në ktë kompeticion. 

E dijmë se çfarë ndeshje na pret. Ne do shkojmë dhe do luftojmë për secilën pikë. Është një garë e vështirë, nuk është e lehtë. Çdo gjë mund të ndodhë, ne do provojmë.