Superfestë/ Aeroporti 'Nënë Tereza' mbushet me tifozët kuqezi

Superfestë në Aeroportin “Nënë Tereza”.

Tifozët e shumtë kuq e zi kanë mbushur aeroportin e Rinasit, ku po presin të nisen drejt Gjermanisë, për ndeshjen Itali-Shqipëri, që do të luhet nesër në orën 21:00 në stadiumin e Dortmundit. Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje nga festa që është krijuar në aeroport me tifozët duke kërcyer me flamujt kuq e zi në duar. Festa e kuqezinjve nuk duhet humbur.

Por përveç tifozëve aeroporti është mbushur dhe nga turistë që zgjedhin Shqipërinë për të pushuar. / CNA-Syri.net /