SYRI TV/ Myzeqe, nis korrja e grurit në ara, fermerët: Prodhimi është i mirë

Në fushat e Myzeqesë kanë nisur punë kombanjat. Fermerët po korrin grurin, elbin dhe drithëra të tjera të stinës, të cilat këtë vit prodhimin e kanë të mbarë. Por, teksa kanë nisur të korrin prodhimin e këtij viti, në magazina, fermerët kanë ende prodhimin e vitit të kaluar pa shitur.

Një kuintal grurë shitet me 2500 lekë të rinj mestarisht për kuintal, shumë poshtë edhe kostos së prodhimit.

Fermerët kërkojnë ndërhyrjen e shtetit, që për drithërat të vendoset çmim dysheme, me qëllim që të mos ulet nën kosto.

Nga vëshgimi i një dite pune në korrjen e grurit, vihet re gjithashtu se nga kombanieri te fermerët, janë pothuajse të gjithë pensionistë, pasi të rinj që merren me bujqësi nuk ka.