Anëtarja e kryesisë së Lulit: Amerikanët dhe britanikët na lanë në baltë, vula dhe logo shkoi te shumica

Anëtarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe njëherësh dhe anëtarja e kryesisë së grupimit të Lulzim Bashës, Enriketa Papa ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit sa i përket logos dhe vulës së PD.

Papa në reagimin e saj ka paralelizuar situatën ku ndodhet PD tani me situatën e instalimit të regjimit komunist në Shqipëri.

Sipas saj, ata që mbështetën amerikanët dhe britaniket si në vitin 1945, ashtu dhe sot janë shpallur tradhtarë.

Papa aludon se janë lënë në baltë nga ndërkombëtarët sa i përket vulës dhe logos.

Ditën e vendimit, mediat pranë Bashës sulmuan po ashtu SHBA.