VIDEO/ Socialistët braktisin komisionin hetimor për koncesionet në shëndetësi, Vasili: Ikën me urdhër nga Rama

Deputetët socialistë kanë braktisur punimet e Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi.

Pas debateve në lidhje me dëshmitarët që kishin ardhur për të dhënë dëshmitë e tyre, përfaqësuesit e PS-së janë larguar.

Sipas deputetit Petrit Vasili, anëtar i këtij komisioni, ata janë larguar me urdhër të Edi Ramës.

‘Turp!

Shikoni si ikin rilindasit me urdhrin e Ramës për të mos hetuar.

Rilindasit bojkotojnë dhe largohen nga Komisioni Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi.

Korrupsioni që i ka rrëmbyer për gryke i detyron që të bëjnë gjithçka për të penguar hetimin dhe për të mos nxjerrë të vërtetat në dritë’, shkruan Vasili në Facebook.