Bashkim me çdo opozitar. Duhet të kapërdijmë edhe që nuk kanë marrë pjesë në asnjë protestë ndaj Ramës & Veliajt

Nga Jamarbër Malltezi.

Bashkim me çdo opozitar kundra Edi Ramës! Ky duhet të jetë emëruesi i përbashkët.

Shumë kohë dhe energji është harxhuar prej tre vitesh!  Duhet “forgive & forget”, por ka 3 gjera që edhe mua do të më duhet përpjekje t’i kapërdij:

1. Vjet në Komision të Zgjedhjeve ishim të trishtuar se fitoi Veliaj, por disa të Bashës ishin të lumtur se humbi Belindi. Nuk e kuptoja dot atë urrejtje. Pse?

2. Si nuk doli asnjë nga bashkia e Lulit të nxjerrë gënjeshtrën e rëndë të Veliajt në lidhje me çmimin e trajtimit të mbetjeve, por duhej t’ia nxirrte gënjeshtrën Belindi, sot?

3. Si nuk kanë marrë pjesë në asnjë protestë ndaj Edi Ramës apo Erion Veliajt, qysh prej kaq shume vitesh? As në bulevard, as tek bashkia!  Pse po i bën Berisha?! Bëni protestë më të madhe ju vetë dhe vijmë edhe ne po të doni!

Protestoni edhe me bluzat tuaja të veçanta po të doni, por nëse ka mbi 3 vjet që nuk ke protestuar asnjëherë kundër Edi Ramës, tregon që ose je në pazare, ose nuk je opozitar.