SYRITV/ Vrasja e Ardian Nikulaj në Shëngjin, Cakrani kërkesë hetuesve: Të shihet ‘metamorfoza’

Pas transkriptimit të bisedave në aplikacionin SPAK dhe hetimeve për dosjen Metamorfoza, pala mbrojtëse e Rubens Saraivës kërkon zgjerim të hetimeve për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj. Avokati i të dyshuarit për këtë ngjarje, Kujtim Cakrani tha se i ka kërkuar prokurorisë së Lezhës të shoh zbardhjen e mesazheve të aplikacioneve SKY dhe Encro Chat, pasi sipas tij, në ato përmendet edhe ekzekutimi i biznesmenit Ardian Nikulaj.

Syri tv

Mëngjesin e kësaj të enjteje, pala mbrojtëse e Ruben Saraivës, që akuzohet si autor i vrasjes së Ardian Nikualjt, u zhvillua një seancë dëgjimore në gjykatën e Lezhës me prokurorin që po zhvillon hetimet për dosjen.

Avokati Kujtim Cakrani, që mbron shtetasin Maroken në këtë hetim, u shpreh pas seancës në gjykatë, se ndaj klientit të tij Prokuroria ende nuk ka asnjë provë, ndaj kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë për shtetasin e huaj. Por kjo kërkesë nuk është pranuar.

Kujtim Cakrani tha se i kishte kërkuar Prokurorit të zgjeronte hetimet, pasi nga hetimet që SPAK ka kryer për dosjen “Metamorfoza”, është përmendur dhe emri i Ardian Nikualjt.

Cakrani u shpreh se ka kërkuar gjithashtu që të disponohen sendet personale të Rubens Saraivës në Marok, për të parë nëse ka prova që implikojnë klientin e tij në vrasjen e biznesmenit në Shëngjin.