Festa ku qeshi edhe Gramozi, por ‘nxinte’ Veliaj, pasi sheh t’i shkërmoqet ëndrra për trashëgimi

Sot Partia Socialiste ka festuar 33-vjetorin e themelimit, siç e quajnë ata, por që në fakt është thjeshtë festa e ndërrimit të emrit të saj nga Partia Komuniste në Parti Socialiste.

Ashtu siç e ka bërë zakon çdo vit, Edi Rama e përdor këtë festë për kuruar imazhin e uzurpimit të PS nga sekti i Rilindjes dhe fton ata që quhen senatorë të PS, figuara të vjetra ish-deputetë, ish-minitra etj.

Nëse çdo vit kemi parë Erion Veliaj si ‘star-in’ e kësaj feste, ku të gjithë e përceptonin si pasardhës të Ramës dhe ai sillej si i tillë, ndryshe ka qenë situata në këtë 33-vjetor.

Senatorët e PS nuk e kanë dashur kurrë Veliajn, por  e kanë pranuar si imponim i Ramës, tani që ata ka nuhatur se ky i fundit ka ndryshuar mendje, i ka thirrë mendjes, pra e ka lëshuar Veliajn, pas skandaleve korruptive që kanë përfshirë bashkinë e Tiranës me inceneratorin dhe aferën ‘5D’, duket se janë çliruar dhe nuk ia ka hedhur sytë kush ‘Lali Erit’.

Ai që e ka kuptuar më mirë këtë gjë është vetë Veliaj, i cili duket nga foto gjatë gjithë kohës i nxirë në fytyrë, edhe të vetmen herë që Rama është pozicionuar në një anë përballë tij, Veliaj nuk ka mundur të qeshë dot, por i duket vetëm një zgerdheshje në fytyrë.

Rama dukëshm nuk e ka begenisur fare ish-beniaminin e tij, madje ka krijuar situate që të bëjë të qeshë edhe Gramoz Ruçin, që rrallë është parë duke qeshur në jetën e tij, sikur të ketë dashur të evidentojë se sa shumë nxin Veliaj.