Denoncimi/ Çim Peka: Ja prova që stafi i Lumirit largoi foton e Ibrahim Rugovës gjatë intervistës!
Gazetari dhe moderatori Çim Peka ka denoncuar me prova se si stafi i kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka larguar foton e Presidentit Ibrahim Rugova gjatë intervistës që u zhvillua në seli para pak kohësh.
‘E hoqën dhe e vendosën në një cep mbi një karrige në një ambient ngjitur ku stafi i Syri-t kishte improvizuar një mini regji. Lider nuk bëhesh duke fshehur liderët e vërtetë por duke mësuar prej tyre!’, shkruan Peka në Facebook.
Postimi i plotë:
Ja prova!
Per te gjithe skeptiket qe ishin mosbesues per largimin e fotos se Ibrahim Rugoves nga stafi i Lumirit ne interviste me mua, ja prova. E hoqen dhe e vendosen ne nje cep mbi nje karrige ne nje ambjent ngjitur ku stafi i Syrit kishte improvizuar nje mini regji.
Per rishtaret politik:
Lider nuk behesh duke fshehur lideret e vertete por duke mesuar prej tyre!