Lika: Meqë nuk i interesojnë fondet, Basha duhet të kthejë 1.5 milion eurot që mori për një parti që nuk egziston

E ftuar në TASK FORCE në SYRI TV me Sonila Meçon, audituesja financiare Meri Lika, komentoi deklaratat e Lulzim Bashës, për mediat, një ditë pasi vula ju rikthye Partisë Demokratike.

Unë mund të them kaq, zoti Basha gënjen duke thënë që mua nuk më intereson asgjë, nuk më intereson posti, kur në fakt nuk u dorëhoq asnjëherë tamam në mënyrë administrative.

Pra gjithmonë ndenji aty e la litarin të varur, e dyta i kanë interesuar shumë edhe fondet.

Sepse me ato fonde dhe me ato pak njerëz që kishte ai i përdori për të bërë një fushatë të një partie që nuk egzistonte, sepse ishte një parti që nuk kishte më as 10 përqind të anëtarësisë.

Duke qenë se dhe pjesa tjetër u shkëput nga ai dhe u bashkua me Rithemelimin, mendoj se ato fonde nuk duhet t’iprekte fare, nësë nuk i duhej froni t’i kthente mbrapsht.

Pra në momentin që ti nuk ke mundesi si t’i shpenzosh, nuk ke pse i merr fare se bëhet fjalë për 1 milion e gjysmë euro, nëse qytetarët nuk e dinë , janë 1.5 milion euro për një vit, për fushatë dhe shpenzimet vjetore.