", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2024/June/12/auto_2rwfse1718211286.jpg", "width": 900, "height": 635 } }

25-vjetori i çlirimit të Kosovës, NATO: Puna jonë mbetet sigurimi i paqes dhe liria e lëvizjes pa dallim

Duke festuar 25-vjetorin e Ditës së Çlirimit, Kosova ka përkujtuar datën 12 qershor, që simbolizon hyrjen e trupave paqeruajtëse të NATO-s në territorin e saj.

Një përpjekje për të ndaluar gjenocidin ndaj popullsisë shqiptare në Kosovë, ky moment historik ka kulmuar me fushatën ajrore të kryer nga Aleanca Veri-Atlantike kundër forcave ushtarake dhe policore serbe.  

NATO ka bërë një postim në faqen e saj zyrtare X, duke kujtuar edhe njëherë ndërhyrjen e saj, gjë që ishte një moment historik për lirinë e popullit shqiptar.

Sot shënohen 25 vjet nga misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë. Misioni ynë mbetet i fokusuar në ruajtjen e një mjedis të sigurt dhe garantimin e lirisë së lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë, në mënyrë të paanshme dhe në përputhje me mandatin e OKB-së”, thuhet në njoftim.

Hyrja e trupave ndërkombëtare bëri të mundur kthimin e mbi 800 000 refugjatëve dhe të zhvendosurve brenda territorit të Kosovës në shtëpitë e tyre, të cilët ishin detyruar të braktisnin vatrat e tyre në kohën e konfliktit dhe ishin strehuar në kampe emergjence në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut.