Zetori del nga rruga, humb jetën 55-vjeçari në Kuçovë

Një aksident tragjik ka ndodhur këtë të mërkurë në fshatin Perondi të Kuçovës.

Një 55-vjeçar, duke drejtuar zetorin, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Kuçovë/ Informacion paraprak

Rreth orës 16:45, në rrugën rurale të fshatit Perondi, Kuçovë, mjeti buqësor zetor që drejtohej nga shtetasi R. K., 55 vjeç, ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga, drejtuesi i mjetit, shtetasi R. K, ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga.