SYRI TV/ Kryemadhi pyetet pesë orë në SPAK: Akuzat ndaj meje, politike

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi dëshmoi në SPAK për mbi pesë orë në lidhje me hetimet që Prokuroria e Posaçme po kryen ndaj saj.

Pas daljes nga SPAK, Kryemadhi u shpreh se ka folur për të gjitha hetimet, duke përfshirë akuzat për lobim dhe fshehje pasurie, të cilat ajo i hodhi poshtë.

Ajo akuzoi tha se hetimet ndaj saj janë proces politik, pas të cilave qëndron kryetari i bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe njerëzit e tij. 

SYRI TV

Për më shumë se pesë dëshmoi në SPAK  deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi në lidhje me disa hetime që po kryhen ndaj saj.

Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, Kryemadhi deklaroi se kishte dëshmuar për tre çështjet për të cilat SPAK po kryen hetime për të dhe familjarët e saj.

Ajo akuzoi tha se hetimet ndaj saj janë proces politik, pas të cilave qëndron kryetari i bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe njerëzit e tij.

Monika Kryemadhi u shpreh se u ishte përgjigjur të gjitha pyetjeve të prokurorëve, duke ezauruar të gjitha çështjet.