Bumçi: Të premten jemi sërish në protestë para bashkisë së Tiranës, kërkojmë qeveri teknike

Anëtari i kryesisë në PD, Aldo Bumçi në një intervistë në Ora News u shpreh se të premten opozita do protestojë sërish para bashkisë së Tiranës dhe se kërkojnë qeveri teknike.

"Vendimi është dhënia e një të drejte elementare. Emri i partisë, flamuri i partisë dhe simbolet e saj janë një e drejtë e qytetarëve që e themelojnë atë parti politike dhe të vësh në diskutim këtë të drejtë kur 90% e mbështetësve të vërtetuar në zgjedhje dhe mitingje të mbahet peng do të thotë që nuk je më demokraci por je regjim.

Të arrestosh kryetarin e opozitës pa akuzë.

Berisha sot nuk ka akuzë të ngritur ndaj tij.

Ka tre vite e gjysëm që hetohet dhe nuk ka akuzë dhe arrestohet.

Kjo do të thotë që je regjim.

Ne jetojmë në një Shqipëri që ka dalë nga shinat e një vendi normal demokraik që gjeti Rama në 2013.

Sot kemi pushtetin e një personi të vetëm.

Kjo opozitë në kushte të paimagjinueshme rezistoi.

Këtë të premte jemi përsëri në protestë përballë bashkisë dhe ne do kërkojmë qeveri teknike.

Pa qeveri teknike nuk ka zgjedhje të lira. "