Boçi: Merita i takon demokratëve të thjeshtë që sakrifikuan gjithçka!

Reagimi i deputetit demokrat Luçiano Boçi pas vendimit të Gjykatës së Apelit për rikthimin e vulës dhe logos së PD-së në Partinë Demokratike.

"Më në fund një ditë e vërtetë për demokracinë! Partia Demokratike rikthehet në shtratin e misionin e saj natyral për kombin, familjen e besimin! Merita i takon demokratëve të thjeshtë që sakrifikuan gjithçka për këtë të vërtetë e të drejtë. Bashkimi vazhdon…"